Borussia Dortmund i gatshëm t’i lë të largohen dyshen e sulmit

Futboll

Borussia Dortmund i gatshëm t’i lë të largohen dyshen e sulmit

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Mediumet gjermane raportojnë se Borussia e Dortmundit do t’i të lë të largohen dyshen e sulmit, Youssoufa Moukoko dhe Sebastien Haller, në rast se pranojnë oferta të kënqashme për ta.

Dortmundi ia ka bërë të qartë dyshes se mund të largohen gjatë verës, por po e gjejnë të vështirë t’i zëvendësojnë.

“Verdhezinjtë” po kërkojnë interesim për Sebastien Haller, por është e vështirë t’i nxjerrin 31 milionë eurot e investuara në sulmuesin e Bregut të Fildishtë.

Për Moukokon, situata është ndryshe.

19-vjeçari nuk është i interesuar të largohet nga Dortmundi, gjersa një huazim është lënë i hapur të ndodhë.

Një largim i përkohshëm nga Dortmundi, do t’i ndihmonte sulmuesit të ri të marrë më shumë përvojë, dhe kështu të kthehet në klub e të luajë më shumë.

Është bërë e ditur tashmë edhe nga Kicker, se Dortmundi është në kërkim të një sulmuesi këtë verë.

Në javët e fundit, skuadra e Erdin Terzic është shprehur e interesuar për Serhou Guirassyn e Stuttgartit dhe Benjamin Seskon e Leipzigut..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat