Italia luan sot ndeshjen e fundit miqësore para se të udhëtojë drejt Gjermanisë për pjesëmarrjen në EURO 2024, ku e nis pikërisht me një përballje me Shqipërinë.
Skuadra e Spaletit duhet të tregojë ndryshime në këtë ndeshje të dytë përgatitore që luan ndaj Bosnjë Hercegovinës, pasi nuk dha sinjale edhe aq të mira në duelin përballë Turqisë që vendosi disa her ënë vështirësi të kaltrit.
Trajneri Spaleti ka vendosur përsëri të bëjë rotacion në formacionin titullar, teksa ka hedhur në fushë nga minuat e parë Skamakan përkrah Kiezës në sulm, ndërsa në mesfushë bie në sy aktivizimi i Faxholit, i ftuari surprizë në listë pasi kishte humbur pjesën më të madhe të sezonit i dënuar nga Federata për vënien e basteve.
FORMACIONET ZYRTARE
ITALIA (3-4-2-1): Donaruma; Darmian, Buonxhorno, Kalafiori; Belanova, Zhorzhinjo, Faxholi, Kambiaso; Fratesi, Kieza; Skamaka.
BOSNJË HERCEGOVINA (3-5-2): Piriç; Biçakçiç, Ahmedhoxhiç, Katiç; Gazibegoviç, Hajradinoviç, Sariç, Tahiroviç, Mujakiç, Demiroviç, Gigoviç.