Prishtina merr trofeun e titullit kampion në Superligën U21

Futboll

Prishtina merr trofeun e titullit kampion në Superligën U21

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 20:02
Prishtina U21

Prishtina është shpallur kampione e edicionit të parë të Superligës U21 të Kosovës në futboll.

Prishtina në plejofin e Superligës U21 që u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali arriti që t’i fitoj tri ndeshjet.

Në xhiron e parë të plejofit të rinjtë e Prishtinës shënuan fitore ndaj Gjilanit. Në ndeshjen e dytë e mposhti Llapin, kurse të dielën fituan edhe ndaj Lirisë së Prizrenit.

Pas 27 xhirove të stinorit të rregullt të Superligës U21, Prishtina ishte në vendin e parë me 60 pikë.

Ky ishte edicioni i parë i Superligës U21 të Kosovës në futboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat