Italia fiton minimalisht nda Bosnjë Hercegovinës në miqësoren e dytë para nisjes së Kampionatit Evropian, që do të zhvillohet në Gjermani.
Mbyllet me epërsinë Italisë pjesë e parë ndaj Bosnjë Hercegovinës, në “Castellani” të Empolit.
Në minutën e 38-të të kësaj miqësoreje të dytë dhe të fundit të të kaltërve para ndeshjes së parë të Euro 2024 kundër Shqipërisë, Frattesi realizoi një gol të bukur fluturimthi pas asistit të marrë nga Chiesa, 1-0.
Gjatë pjesës së dytë të kaltrit patën disa mundësi të mira për të shënuar, ku vlen të përmendet gjuajtja e Scamaccas në minutën e 73-të, e cila përfundoi në duart e portierit të Bosnjës.
Asnjë gol i pësuar në dy miqësoret e këtij fillimshtatori, por Spallettin e shqetëson sulmi, pasi në më shumë se 360 minuta lojë është shënuar vetëm një gol.