Keidi Bare ka qenë një nga mungesat e mëdha në listën e Shqipërisë për Euro 2024, pasi trajneri Silvinjo vendosi të mos grumbullonte mesfushorin duke preferuar Abrashin në vendin e tij.
Megjithatë, Bare nuk është larguar nga fushat e lojës, pasi në këto javë ai është i përfshirë me Espanjolin në play-off për ngjitjen në La Liga.
Sot, Bare ishte në fushë në ndeshjen që skuadra e tij luajti në transfertë ndaj Gijon, duke qenë një nga më të mirët për ekipi e tij në fitoren 1-0.
Bare u aktivua gjatë gjithë sfidës dhe ishte një element i rëndësishëm në të dy fazat e lojës.
Këtë e tregojnë edhe statistikat e tij të përpiluara nga “SOFASCORE”, e cila në bazë të asaj që ka dhuruar në fushën e lojës, e ka vlerësuar Baren me notën 7,2.