Llapi i merr Gjilanit një talent të madh

Futboll

Llapi i merr Gjilanit një talent të madh

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 23:49
Llapi

Llapi ka vazhduar të jetë aktive në afatin kalimtar të verës.

Pasi kanë siguruar shërbimet e Blend Baftiu, llapjanët tani kanë marrë edhe një talent te SC Gjilani.

Fjala është për mesfushorin e talentuar Erlis Xhemajli, i cili mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes.

Gazeta Olle mëson se marrëveshja tanimë është arritur mes palëve derisa zyrtarizimi do të bëhet në 48 orët e ardhshme.

Xhemajli nuk kishte shumë hapësira te Gjilani, edhe pse konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më të mirë në rajonin e Anamoravës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat