Parullë për Srebrenicën në stadium, ultrasit serbë shpalosin banderolën në Suedi-Serbi

Futboll

Parullë për Srebrenicën në stadium, ultrasit serbë shpalosin banderolën në Suedi-Serbi

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Nga ana sportive fillimisht ishin të shqetësuar, e më pas të kënaqur. Gjithsesi, kur skuadrat kombëtare të Ballkanit dalin në fushë, nuk flitet gjithmonë vetëm për futboll, por edhe për patriotizëm, nacionalizëm, dhe provokime. Një i tillë, episodi i radhës, ndodhi në “Friends Arena” në Solna të Stokholmit, ku Serbia fitoi 3-0 miqësoren ndaj Suedisë vendase.

Përtej kënaqësisë për rezultatin, që erdhi pas humbjes shqetësuese 1-2 në fushën e Austrisë, disa nga ultrasit miq gjetën momentin për një “provokacija”, teksa në stadium u shpalos një transparent ku ishin shkruar dy vargje, “Kombi gjenocidal kur mbyll sytë, sheh për serbët kampin e parë të përqëndrimit në Evropë”.

Nënkuptimi është për kampin e përqëndrimit në Jasenovac, të hapur nga shteti i pavarur i Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku humbën jetën dhjetëra mijë serbë, romë, hebrej e partizanë.

Kjo banderolë nga këta tifozë serbë ishte një lloj përgjigje në distancë për miratimin e rezolutës në OKB, ku vrasja e rreth 8 000 burrave e djemve në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës nga forcat serbe u cilësua gjenocid dhe deri më tani nuk dihet nëse UEFA do të marrë ndonjë masë, teksa nuk ka një reagim zyrtar e po ashtu, nuk dihet nëse incidente të tilla do të ndodhin gjatë Kampionatit Evropian, ku janë në të njëjtën kohë, Serbia, Kroacia dhe Shqipëria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat