Me rastin e Ditës së Çlirimit, sot kanë vazhduar aktivitetet të cilat po organizohen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Besim Ilazi.
Me këtë rast janë përuruar fushat e reja sportive në Kaçanik.
Kryetari Besim Ilazi uroi sportistët dhe të rinjtë për këto hapësira të reja sportive, të cilat do të jenë në shërbim të tyre gjithmonë. Sportistët i uroi edhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Hafize Sallahu.
Si pjesë e solemnitetit u luajt edhe ndeshja miqësore mes Klubit të volejbollit të femrave: „ Kaçaniku“ dhe „ Sharri“ nga Hani i Elezit.