Drita zgjat bashkëpunimin me Ensar Huruglicën

Futboll

Drita zgjat bashkëpunimin me Ensar Huruglicën

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 19:06
Ensar Huruglica

Drita sot (e hëmë) përmes në njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Ensar Huruglicën për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Do të jemi së bashku edhe për një vit tjetër”, kishte shkruar shkurtimisht ekipi i Dritës në Facebook.

Huruglica është shpërblyer për paraqitjet e tij shumë të mira sezonin që lamë pas dhe tani do të mbetet pjesë e Dritës edhe për edicionin e ardhshëm të garave.

Huruglica ishte bërë pjesë e Dritës pas një aventure me klubin zviceran SC Kriens, ndërsa në total me klubin nga Gjilani ka bërë 27 paraqitje ku ka shënuar tre gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat