Burim Shala përforcon shtabin teknik të Llapit

Futboll

Burim Shala përforcon shtabin teknik të Llapit

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 22:21
Burim Shala është bërë pjesë e shtabit teknik të skuadrës sonë si ndihmëstrajner i ekipit

Përmes një komunikate zyrtare klubi i Llapit ka bërë të ditur se se Burim Shala është bërë pjesë e tyre në rolin e ndihmëstrajnerit të ekipit.

Shala si një trajner me përvojë të madhe bëhet pjesë e Llapit pasi paraprakisht ishte trajner i ekipit të Fushë Kosovës.

“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë se Burim Shala është bërë pjesë e shtabit teknik të skuadrës sonë si ndihmëstrajner i ekipit.

Me përvojën e tij të pasur si futbollist dhe trajner, presim që ai të ndihmoj klubin në arritjen e objektivave”, shkruhet në njoftimin e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat