Gentrit Limani nuk është më pjesë e Llapint, pasi palët kanë zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit.
Përkundër se kishte kontratë me Llapin, ishte dëshira e lojtarit që të largohet nga llapjanët.
Llapi e ka falënderuar Limanin për kontributin e dhënë dhe i kanë uruar suksese në karrierë.
"Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Gentrit Limani.
Dëshira e futbollistit ishte që klubi ta mirëkuptoj për të ndërruar ambient dhe ne e kemi mirëkuptuar dëshirën e tij.
Limani u transferua tek ekipi ynë në janar të vitit 2023 dhe gjatë një sezoni e gjysmë u paraqit në 39 ndeshje zyrtare, ku kontribuuoi edhe me 4 asistime.
“Geni” ishte ndër futbollistët më korrekt të ekipit me sjellje shembullore për çka e vlerësojmë lartë personalitetin e tij.
Klubi ynë e falenderon “Genin” për kontributin e dhënë për klubin si dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës", njofton KF Llapi..