Hyseni do të vazhdojë karrierën në Danimarkë

Futboll

Hyseni do të vazhdojë karrierën në Danimarkë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 11:11
Muhamet Hyseni

Muhamet Hyseni është duke kaluar ditët e fundit te Llapi pasi shumë shpejt do të transferohet në Danimarkë.

Klubi i cili pritet të transferojë Hysenin bën pjesë në ligën e parë daneze, derisa oferta e tyre është pranuar nga Llapi.

Deri në fund të javës së ardhshme pritet që edhe futbollisti të pranoj kushtet personale për tu zyrtarizuar te skuadra e re.

Llapi do të arkëtoj rreth 700 mijë euro me shitjen e Hysenit, derisa do të mbajë në pronësi edhe 20% të kartonit të sulmuesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat