Bayern ka opsion tjetër në Angli

Futboll

Bayern ka opsion tjetër në Angli

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 12:01
Teo Hernandez

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, një objektiv kryesor te “gjigantët” gjermanë, Bajern Munihut  është anësori francez,

Teo Hernandez, me 26-vjeçarin, i cili prej disa sezonesh tashmë po shkëlqen me fanellën e Milan, duke qenë një nga lojtarët protagonistë, në “San Siro”, sidomos me kombinim e tij fantastik, me “yllin” portugez, Rafael Leao.

Megjithatë, kalimi i Hernandez në Bavari nuk është një mision i lehtë, me “Djajtë” e Milano, që nuk pranojnë një ofertë më të vogël se 100 milionë euro, për anësorin e krahut, ofertë kjo që do të rregullonte jo pak skuadrën, por do të dëmtonte shumë edhe arkën e një klubi të madh, ashtu siç janë edhe “Të Kuqtë” e Bajern Munihut.

Duket se “Bavarezët” po mendojnë për një pistë më të lehtë dhe objektiv kryesor tashmë është kthyer mbrojtësi i Liverpullit, Endrju Robertson, megjithatë dhe për skocezin nuk duket asgjë e lehtë, teksa në Gjermani shpresojnë vetëm te dëshira e 29-vjeçarit për një aventurë të re jashtë Anglisë, pasi me Liverpullin ka fituar gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat