Regi Lushkja do të jetë futbollisti i ri i Egnatias. Është vetë klubi rrogozhinas që zyrtarizon afrimin e mesfushorit me një postim në rrjete sociale.
“Egnatia afronë në “avionin e kampionëve” një lider në Abissnet Superligë!
Kampionë.. në bordin tonë sa po u bashkua një futbollist lider i Abissnet Superliga. Klubi njofton se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me mesfushorin Regi Lushkja. Ëelcome Regi Lushkja!”- shkruan klubi.
Lushkja transferohet tek Egnatia pasi mbylli aventurën e tij 2-vjeçare me Tiranën.
Një goditje e kampionëve të Superiores që përforcojnë organikën me një lojtar të konfirmuar të elitës shqiptare.