Milan vihet pas mesfushorit francez

Futboll

Milan vihet pas mesfushorit francez

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 12:17
Adrien Rabiot

Pas një sezoni katastrofik ku nuk arritën të fitonin asnjë trofeu, “Djajtë” e Milan kanë filluar punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe tashmë fokusi i “Kuqezinjve” është i gjithi te mesfushori i Juventus, Adrien Rabiot, me kontratën e këtij të fundit, te “Zonja e Vjetër”, që skadon më 30 qershor dhe në një situatë të tillë Milan kërkojë të realizojë këtë transferim me parametra zero.

Sipas raportimeve të fundit, të mediave italiane, “Kuqezinjtë” e Milanos kanë nisur kontaktet e para me francezin, për ta bindur këtë të fundit për të këtë transferim, megjithatë kjo lëvizje shihet pak e vështirë, pasi paga e francezit te Juventus është shumë e lartë në krahasim me çfarë “Djalli” ka shifrën “tavan” në ekip.

Ndërkaq, kujtojmë se Rabiot është pjesë e “Bardhezinjve” të Juventus, prej pesë sezonesh, ku në total ka zbritur plot 212 herë në fushën e blertë, ku ka gjetur 22 herë rrugën e rrjetës, teksa ka asistuar në 15 raste shokët e tij të skuadrës.

Sa i përket trofeve 29-vjeçari ka arritur të sigurojë katër trofe në Torino, një Serie A, dy Coppa d’Italia dhe një Superkupë të Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat