Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum nisin përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, 2024/2025.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani do të marrë pjesë edhe në raundin e parë kualifikues të Champions League teksa synon që të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur aventurën europiane.
Kundërshtarët e Strugës në raundin e parë kualifikues të Champions League:
Sakaq, klubi i Struga Trim Lum ka publikuar edhe ndeshjet miqësore që i nevojiten skuadrës për të rigjetur formën fizike. Në listën e miqësoreve bëjnë pjesë edhe dy takime me dy skuadrat e Tiranës, Partizanin dhe Tiranën.
Konkretisht, ndeshja e parë do të jetë ndaj të kuqve në Pogradec më datë 24 qershor, ndërsa katër ditë më vonë, në Strugë përballë Tiranës. Ndërkohë, në plan janë edhe dy miqësore të tjera, me Tikvesh dhe Llapi.