Italia dhe Shqipëria do të përballen me njëra - tjetrën për të pestën herë në historinë e tyre.
Në katër ndeshjet e mëparshme, axurrët kanë fituar gjithmonë.
Përplasja direkte më e fundit është miqësorja e luajtur në “Arena Kombëtare” më 16 nëntor 2022.
Kombëtarja italiane fitoi 3-1 falë golave të Di Lorenzo dhe Grifo (dopietë).
Goli i vetëm i Shqipërisë u realizua nga Ismajli. Në total, Italia ka shënuar 7 gola dhe ka pësuar 2 të tillë ndaj kuqezinjve.