KF Besa nga Dobërdolli ka sjellur në radhët e saj dy afrime të bujshme në merkaton e verës, Bashkim Velija (30 vjec) dhe Goran Siljanovski (33 vjec).
I pari vjen nga Shkëndija e Tetovës, kurse i dyti nga Bregallnica si lojtar i lirë. Këto dy përforcime do të rrisin ndjeshëm eksperiencën dhe cilësinë në radhët e skuadrës nga Dobërdolli.
Brenda klubit mëson se Velija dhe Siljanovski do të prezantohen të premten.
Kujtojmë se Besa disa ditë më herët siguroi edhe shërbimet e portierit me përvojë Kostadin Zahov.