Krahas angazhimeve të shumta që kanë pasur me skuadrën seniore, ku arritën suksesin historik, duke u ngjitur në Ligën e Parë, drejtuesit e KF Besa nga Dobërdolli i Maqedonisë së Veriut kanë sjellur ndryshime pozitive edhe në shkollën e futbollit, duke i kushtuar një vemendje të veçantë, segmentit të zhvillimit të të rinjve.
Dhe, duke marrë përbazë nevojën që kjo shkollë të ketë një koordinator te SHF Besa, ky pozicion nga sponsori i klubit Zijadin Tahiri iu besua profesorit dhe trajnerit, Venhar Alija, me disa kolegë të tij.
Me këtë staf profesionistë, shkolla e futbollit Besa është dalluar me suksese gjatë këtij sezoni, e sidomos vlen të përmendet gjenerata e të lindurvë në vitin 2015.
Këta të fundit në turneun e organizuar nga KF Shkupi arritën të korrin sukses, duke fituar vendin e 3-të, por si ekip ishin një ndër ekipet më të mira në turne, në të cilin morën pjesë ekipe nga Kosova dhe Maqedonia, si: Shkëndija dhe Gostivari.
Shkolla e futbollit Besa tani është duke u përgatitur për pjesëmarrje në turnirin ballkanik “Promisses kup” që organizohet në Ohër.
Thjeshtë, Shkolla e futbollit Besa është ardhmëria e klubit.