Esat Mala do të jetë pjesë e skuadrës së Vllaznisë edhe sezonin e ardhshëm.
Këtë lajm e ka bërë publik klubi shkodran përmes rrjeteve sociale, ku bën me dije se kanë rinovuar kontratën me mesfushorin 25-vjeçar për një vit.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër me futbollistin Esat Mala”-shkruhet në postimin e Vllaznisë.
Mala u bashkua me “kuqeblutë” në verën e 2022, ndërsa në fund të këtij muaji kontrata e tij me Vllanzinë përfundonte, megjithatë palët vendosën që të zgjasnin bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.