Davide Frattesi mbylli sezonin e tij të parë me Inter duke rezultuar si një lojtar me vlera për trajnerin Simone Inzaghi, edhe pse jo gjithmonë ishte një zgjedhje e parë.
Megjithatë, mesfushori nuk është penduar që verën e shkuar zgjodhi të transferohej nga Sassuolo te zikaltërit, ndërsa tregon në një intervistë të fundit se nuk u tundua për asnjë moment që të firmoste për Milanin.
“Unë nuk kisha dëgjuar për asnjë ofertë nga Milani.
Agjenti më pyeti se ku dëshiroja të shkoja dhe dhe unë kisha vetëm Interin si përgjigje.
E dija të ardhmen time që nga maji i vitit të kaluar.
E kisha vendosur që do të transferohesha te Inter prej momentit kur u përballëm si kundërshtarë.
Inter ishte një skuadër shumë e fortë, me një trajner të zotin dhe me një tifozeri magjike.
Nuk doja të dëgjoja asnjë ofertë tjetër”, u shpreh Frattesi.