Valon Berisha: Ne jemi të gjithë shqiptarë

Futboll

Valon Berisha: Ne jemi të gjithë shqiptarë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 16:21
Valon Berisha

Një deklaratë shumë e bukur ka ardhur nga lojtari i Kosovës, Valon Berisha.

Ky i fundit i ka uruar fat Shqipërisë në rrugëtimin e Europianit të Gjermanisë, teksa u shpreh se dëshiron që kuqezinjtë të mbërrijnë sa më larg.

“Sigurisht që do të bëjmë tifoz për Shqipërinë. Ne gjithmonë themi jemi një, por realisht jemi një.

Normal që kemi edhe pak lakmi që Shqipëria shkoi në Europian dhe ne jo, por prandaj duhet të jemi 100% me ta pasi ne nuk patëm mundësinë të shkonim aty.

Ne shqiptarë jemi të gjithë, tani dolën këto “kosovarë”, jemi shqiptarë të gjithë.

Duhet të mbështesim Shqipërinë, të bëjmë tifo për ta dhe të shkojë sa më larg”, tha Valon Berisha në ATV. Shqipëria padyshim se është në grup të fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat