Në provën e parë për Europian, Turqia u mposht nga Polonia me shifrat 2Ë1, por nëse trajneri turk Vincenzo Montella mund të mjaftohej me diçka,, kjo është performanca e Arda Guler.
Carlo Ancelotti e përdorte shpesh mesfushorin sulmues, veçanërisht në fund të sezonit dhe pranoi se ky është një talent i jashtëzakonshëm që nuk shihet çdo ditë. Në fund të fundit, Don Carlo këmbënguli që Guler të qëndronte në skuadër.
Mbrëmë ai e nisi titullar dhe në 45 minuta tregoi se sa i mirë është dhe çfarë vlere ka.
E ndërtoi lojën e Kombëtares së Turqisë, e kontrolloi topin shumë mirë, kishte pasime të shkëlqyera dhe ishte lideri i vërtetë i ekipit.
Doli nga fusha pas pjesës së parë, për të shmangur ndonjë dëmtim pasi duket qartë se 19-vjeçari është një nga lojtarët kryesorë të Turqisë.