Latifi mban ‘peng’

Futboll

Latifi mban ‘peng’

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 16:25
Liridon Latifi

Liridon Latifi dhe Tirana duket se nuk do ta vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Drejtuesit i kanë ofruar prishjen e kontratës 1 vit para skadencës sulmuesit dardan i cili ende nuk ka dhënë një përgjigje.

Latifi mungoi ditën e djeshme në stërvitje ç’ka përforcon akoma më shumë idenë e largimit të tij.

Drejtuesit duan që ta zgjidhin sa më shpejt këtë situatë që aktualisht mban peng lëvizjet e tjera në sulm pasi lojtari ka aktualisht pagën më të lartë në ekip.

Sulmuesi 30-vjeçar u afrua verën e fundit te barheblutë si një transferim BIG, por nuk ia doli të udhëhiqte skuadrën drejt objektivit. Megjithatë, në 32 ndeshje të luajtura ai ia doli të shënonte 9 gola duke ‘ruajtur’ nuhatjen para portës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat