Shkëndija e Tetovës do të ndeshet me 5 skuadra që gjithashtu marrin pjesë në Kupat e Evropës, në takimet kontrolluese të fazës përgatitore.
Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet verore me intensitet të shtuar, derisa stafi teknik në planprogram ka paraparë që përmes 5 ndeshjeve kontrolluese të kërkohet ndërtimini formës optimale deri në ndeshjen e parë eliminatore të UEFA Conference League.
"Ashtu si Shkëndija, edhe pesë ekipet rivale në ndeshjet kontrolluese po bëhen gati për paraqitjen e tyre në Kupat e Evropës.
Ndeshjen e parë kontrolluese kuqezinjtë e luajnë të shtunën e ardhshme (15.06.2024) kur në Tetovë presim fituesin e Kupës së Maqedonisë, Tikveshin.
Gjashtë ditë më vonë (21.06.2024) në Strugë ndeshemi me Tiranën, kurse më 25 qershor në Ohër luajmë përballë Llapit të Podujevës.
Serinë e ndeshjeve kontrolluese e vijojmë me duelin në Tetovë ndaj Dritës së Gjilanit (29.06.2024), për ta mbyllur me provën gjenerale kundër Partizanit të Tiranës më 3 korrik në Pogradec", njofton FC Shkëndija.,
Ndeshjet kontrolluese të fazës përgatitore:
15.06.2024 Shkëndija-Tikveshi (Tetovë – 17:30)
21.06.2024 Shkëndija-Tirana (Strugë – 17:00)
25.06.2024 Shkëndija-Llapi (Ohër – 16:30)
29.06.2024 Shkëndija-Drita (Tetovë – 17:30)
03.07.2024 Shkëndija-Partizani (Pogradec – 17:00)