Drita nënshkruan me Rapucën

Futboll

Drita nënshkruan me Rapucën

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 18:21
Kastriot Rapuca

Drita FC po vazhdon të jetë mjaftë aktive në afatin kalimtar veror.

Bardhekaltërit kanë arritur të sigurojnë shërbimet e njërit nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Superligën e Kosovës.

Kastriot Rapuca është zyrtarisht bardhekaltër, duke nënshkruar me skuadrën e kaltër nga Gjilani.

Mbrojtësi i djathtë do jetë së paku deri në vitin 2026 pjesë e Dritës, duke nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat