Napoli e Roma “në sulm” për italianin

Futboll

Napoli e Roma “në sulm” për italianin

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 18:43
Federico Chiesa

E ardhmja e Federico Chiesa vazhdon të mbetet në pikëpyetje.

Sulmuesi i Juventus-it momentalisht është i grumbulluar me kombëtaren italiane në Gjermani për EURO2024.

Në një situatë të tillë sipas raportimeve të medieve italiane, Juventus dhe Chiesa kanë vendosur që të merren me rinovimin e kontratës, e cila mbaron në 2025, pas përfundimit të Kampionatit Europian.

Kjo gjë rrit rrezikun për një largim të mundshëm të sulmuesit, pasi Napoli dhe Roma kanë shfaqur interes të lartë për të dhe janë të gatshëm të nisin punën për këtë lëvizje.

Megjithatë, te Juventus janë të bindur se edhe nëse nuk ia dalin të rinovojnë kontratën me Chiesa-n nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet për më pak se 30 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat