Kombëtarja shqiptare po përgatitet për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në kampin bazë në Kaiserau. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga ndeshja e parë me Italinë,
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për atmosferën.
Si po e përjetojnë djemtë, trajneri Silvinjo, më bëri përshtypje, tifozë që qëndronin në shi duke ndjekur seancën stërvitore?
"Dje në stërvitjen e hapur kishte kohë me shi, këtu është pak më ftohtë, ndryshim i madh me Shqipërinë.
Ekipi po përgatitet shumë seriozisht, çdo gjë ka shkuar shumë mirë, në të gjitha këndvështrimet, gjendja duket e mirë. Tani jemi në ditët e fundit, jemi në pritje të ndeshjes së parë, rritet përgjegjësia, emocioni.
Pritshmëritë janë të mëdha, por unë i thash edhe djemve ne nuk kemi pse të mbajmë përgjegjësinë, le ta mbajnë këto tre të tjerët.
Tre kundërshtarët tanë vijnë në këtë kompeticion mbase për të fituar, përgjegjësia e tyre është shumë e madhe, ndërsa ne e kemi fituar Europianin tonë në një lloj mënyrë, kështu që duhet të luajmë lirshëm, të mos kemi emocione të jashtëzakonshme.
Padyshim që një ndeshje ndaj Italisë ka përgjegjësinë, por duhet ta kemi deri aty sa të mos dëmtojë gjendjen sportive të skuadrës", tha Duka,