Dinamo rikthen Çerkinin e Ademin, që ia dhanë shkëlqimin në vitet e kaluara 

Futboll

Dinamo rikthen Çerkinin e Ademin, që ia dhanë shkëlqimin në vitet e kaluara 

Nga: K.Goca Më: 11 qershor 2024 Në ora: 19:26
Burim Çerkini e Fatos Ademi

Dinamo e Ferizajt ka rikthyer sërish tandemin e trajnerëve, Burim Çerkinin e Fatos Ademin, të cilët ia dhanë shkëlqimin në vitet e kaluara, që e ngriten në Ligën e Dytë e pastaj në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Dhe largimi i tyre për një kohë të shkurtër, Dinamo nuk ishte në binarët e rezultateve të vjeshtës së kaluar kur ishin lider në Ligën e parë të Kosovës, grupi A.

Rikthimi tyre shton optimizmin se Dinamo do të jetë edhe më e fuqishme në edicionin e ri 2024-2025, me pretendime elitën e futbollit.   

“Rikthehen arkitektët e skuadrës, FC Dinamo.

Pas një periudhe pesë-mujore, me krenari njoftojmë rikthimin e trajnerit Burim Çerkini dhe trajnerit kondicional Fatos Ademi, dy figurave kyçe që projektuan skuadrën tonë që nga themelimi.

Me përvojën dhe eksperiencën e tyre, ata pritet të sjellin një frymë të re dhe strategji të avancuar për të përmirësuar performancën dhe arritjet tona.

Rikthimi i tyre është një hap i madh përpara për ekipin tonë, duke e çuar drejt sukseseve të reja.

Nga nesër, me projektin e tyre na presin surpriza të reja!”, njofton FC Dinamo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat