Ylli i Interit në dyshim të madh për duelin me Shqipërinë, por stërvitet veçmas dhe lojtari i Juves.
Italia zhvilloi sot stërvitjen e parë në prag të Europianit. “Axurrët” do të sfidojnë Shqipërinë në Dortmund, në duelin e parë të grupit, me datën 15 qershor.
Sa i takon situatës së Barellas, mesfushori ende nuk është rikuperuar dhe sipas asaj që shkruan Sky, gjendja e lojtarit mbetet për t’u vlerësuar.
Nuk përjashtohet mundësia që trajneri Spalleti, të mos e aktivizojë titullar ndaj kuqezinjve të Sylvinhos. Gjithashtu, punë e diferencuar në palestër për Nicolo Fagiolin e Juventusit.