Klinsman nuk ka dyshime

Futboll

Klinsman nuk ka dyshime

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 20:21
Jyrgen Klinsman

Jyrgen Klinsman ka mbajtur detyrën e trajnerit të Gjermanisë në periudhën 2004-2006, kompeticioni i fundit madhor i mbajtur në tokën gjermane, Botërori i vitit 2006, ndërsa “pancerat” shkuan deri në fazën gjysmëfinale. Klinsman beson se Gjermania nën drejtimin e Nagelsman është në të njëjtën nivel me Francën dhe Anglinë.

KLINSMAN – “Unë i besoj verbërisht projektit të Nagelsman te kombëtarja. Ai djalë ka një vizon të shkëlqyer.

Sapo ka marrë drejtimin e Gjermanisë, ka ndryshuar frymën.

Ekipi është më i gjallë. Shumë analistët ishin skeptikë me zgjedhjen e Julianit për të ribashkuar Kros në përfaqësuese, por ai i besoj mesfushori 34-vjeçar. Kros rezultoi bast i fituar, duke i dhënë të drejtë trajnerit. Ai e di shumë mirë se çfarë po bën, kështu që ju them të kini besim.

Përpara se të vinte Nagelsman të Gjermania askush nuk kishte dëgjuar për Mitelshtad, Paskal Gors apo Maksimilian Baier. I kam parë me imtësi në miqësoret e fundit. Julian ka krijuar ansambël të shkëlqyer talentesh, duke e ndërthur me eksperiencën e veteranëve. Më besoni, trajneri i ‘pancerave’ nuk ka nevojë për këshillën e askujt. Ai është në gjendje të marrë vendime të rëndësishme.

Mënyra sesi Florian Virc dhe Xhamal Musiala kombinojnë me njëri-tjetrin është e një tjetër nivel.

E pohoi me bindje se Gjermania është në të njëjtin kalibër me dy favoritët e tjerë për të fituar Europianin, Franca dhe Anglia”, përfundoi Klinsman.

Ai e drejtoi përfaqësuesen e vendlindjes në 34 ndeshje, e përkthyer me mesataren 2.06 pikë për ndeshje (21 fitore, 7 barazime, 6 humbje). Ndeshja e fundit që Klinsman ishte në “timonin” e kampionëve të 4-fihstë në Botërorë koçidon për vendin e 3- të në Kupën e Botës 2006 karshi Portugalisë, fitore 3-1, me dopjetën e Shvajnshtaiger dhe autogolin e Petit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat