Duka 'gëzon' shqiptarët: Shqipëria e para, Italia e dyta, Spanja e treta

Futboll

Duka 'gëzon' shqiptarët: Shqipëria e para, Italia e dyta, Spanja e treta

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 20:25
Armand Duka

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka bërë parashikimin e tij për grupin e Shqipërisë në Euro 2024.

Sipas kreut të Federatës, kuqezinjtë e mbyllin të parët grupin të ndjekur nga Italia, ndërsa Spanja e treta duke lënë Kroacinë të fundit.

“Më vjen keq për Cikalleshi, Uzunin e Baren”, Duka u ‘kujton’ Gjimshitin: E përcolla në 2016-tën, por tani është kapiten

“Parashikime? Shqipëria e para, Italia e dyta, Spanja e treta… (Qesh) Çfarëdo që të ndodhi, shpresoj shumë ta kalojmë grupin, por unë jam mjaft i kënaqur me këtë skuadër", tha Duka në 'Sport News.'

Shqipëria do të përballet me Italinë më 15 qershor në orën 21:00 në Dortmund dhe më pas sfidon Kroacinë më 19 qershor në Hamburg në orën 15:00. Sfida e fundit e grupit do të jetë ndaj Spanjës më 24 qershor në orën 21:00 në Dusseldorf.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat