Gjimshiti vlerëson Asllanin

Futboll

Gjimshiti vlerëson Asllanin

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 20:35
Gjimshiti

Kristjan Asllani është padyshim një nga emrat më të spikatur të Kombëtares Kuqezi, që po përgatitet për t’u përfaqësuar për herë të dytë në histori në finalet e Kampionatit Europian.

Mesfushori 22-vjeçar është pjesë e Interit në Serinë A prej dy sezonesh dhe në atë që sapo u mbyll, u shpall edhe kampion Italie, teksa ndonëse jo titullar, mori jo pak minuta, madje edhe në ndeshje të rëndësishme.

Cilësitë e Asllanit i ka evidentuar edhe kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti, i cili duke folur për të përditshmen italiane “Corriere Dello Sport”, ka vlerësuar maksimalisht mesfushorin 22-vjeçar.

“Është shumë i ri dhe ka të gjitha mundësitë për t’u ngjitur shumë lart.

Me Interin, sa herë që ka pasur pak hapësirë, ka treguar se di të bëjë gjëra të bukura, jo banale në fushën e lojës.

Dhe nuk ka qenë aspak e lehtë që të merrte minuta në një mesfushë aq të fortë sa ajo e Interit.

Nëse Sylvinho e aktivizon nga fillimi, atëherë përgjegjësia do ta bëjë të nxjerrë në pah cilësitë më të mira”, u shpreh Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat