Nuk do t’i ketë sfidë vetëm ndeshjet e Euro 2024

Futboll

Nuk do t’i ketë sfidë vetëm ndeshjet e Euro 2024

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 20:41
Lamine Yamal

Lamine Yamal ka zbuluar se në Kampionatin Evropian do të shkojë me detyrat që i janë caktuar nga shkolla e tij.

Talenti i Barcelonës që përfaqëson Spanjën ka thënë se ai do të jetë në Euro 2024 i zënë edhe me detyrat që i janë caktuar nga mësuesi i tij, por shpreson që t’i kalojë të gjitha provimet.

“Detyrat e shtëpisë i solla këtu në Euro sepse jam në vitin e 4-të të shkollës së mesme”, ka thënë Yamal.

“Kam edhe testime dhe ato po shkojnë mirë. Shpresoj që mësuesi të mos zemërohet me mua”.

“Shpresoj që ai të më kuptoj dhe të më kalojë në testet që kam”, ka shtuar më tej talenti i Barcelonës duke qeshur..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat