Çfarë po ngjan realisht me Voska Sport?
Në klubin shqiptar që ishte finalist i Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe një hap larg daljes në Evropë, por nuk ia doli me TIkveshin, sot një futbollist ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e këtij kolektivi.
Bëhet fjalë për Fatjon Jusufin, sulmues që ka bërë të ditur se është larguar nga Voska dhe se i uron suksese në të ardhmen.
“Paraprakisht janë larguar Alen Jasharoski dhe Kostadin Zahov, i cili tashmë ka kontratë me Besën e Dobërdollit.
Gjithashtu nuk ka informacione zyrtare nëse trajneri Srgjan Zaharievski do të qëndrojë apo është larguar përfundimisht nga Ohri”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia".