Media serbe çartet: Lojtarët e Serbisë para hotelit, shqiptarët bëjnë shqiponjën dykrenare! 

Futboll

Media serbe çartet: Lojtarët e Serbisë para hotelit, shqiptarët bëjnë shqiponjën dykrenare! 

Nga: K.Goca Më: 11 qershor 2024 Në ora: 23:23
Pamje e makinls kuqezi

Kudo që shihen shqiptarët në Evropë, Serbisë i pengon dhe aq më mllef shkruajnë e pa fije turpi. 

Serbia ka mbërritur në Augsburg, ku do të akomodohen për ndeshjet e fazës së grupit në Kampionatin Evropian në Gjermani.

“Serbia u prit para hotelit, por shumë shpejt pasuan skena të pakëndshme.

Gjegjësisht, pranë hotelit, shqiptarët qarkullonin me makina, duke lëshuar muzikë me zë të lartë, duke treguar shqiponjën dykrenare dhe duke bërtitur me gjithë zerin.

Kështu ata tentuan të provokojnë futbollistët serbë dhe delegacionin në Augsburg”, shkarravit njëfarë pamfleti serb “Kurir”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat