Ashtu siç pritej, Luis Alberto largohet nga Lazio dhe futbolli europian. Mesfushori spanjoll do të shkojë të luajë në Katar.
Ka qenë vetë Luis Alberto ai që ka kërkuar publikisht transferimin, edhe para përfundimit të kampionatit, duke zemëruar Lotiton. Në fund, Lazio plotësoi kërkesat e lojtarit, duke pranuar ofertën nga Katari.
“S.S. Lazio informon se ka shitur përfundimisht futbollistin Luis Alberto Romero Alconchel, me efekt nga sezoni futbollistik 2024/2025, te klubi Al-Duhail, i lidhur me federatën e Katarit”, lexohet në faqen zyrtare të klubit.
Lazio e shiti Luis Alberton tek Al-Duhail për 11 milionë euro, plus 1 milion bonuse.
Megjithatë, klubi bardhekaltë do të duhet t’i paguajë 25% të shumës së grumbulluar liverpoolit, skuadër nga e cili bleu Luis Alberto në vitin 2016", thuhet nga klubi.