​Son reagon ndaj spekulimeve për largimin nga Tottenhamin

Futboll

​Son reagon ndaj spekulimeve për largimin nga Tottenhamin

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 11:49
Heung-min Son

Heung-min Son ka hedhur poshtë sugjerimet se ai mund të largohet nga Tottenhami.

Ylli i Koresë së Jugut është lidhur me një lëvizje shokuese me Fenerbahcen, për t'u ribashkuar me ish-trajnerin, Jose Mourinhon.

Gjiganti turk po synon të bëjë shpenzime të konsiderueshme të transferimeve të verës dhe raportet javën e kaluar pretenduan se ish-trajneri i Tottenhamit, Mourinho donte të ribashkohej me Son.

Por Son thotë se ndihet "i pakëndshëm" me spekulimet për të ardhmen e tij dhe kapiteni i Spurs këmbëngul se nuk po shkon askund.

Ndërsa Son ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, Spurs ka një opsion për të zgjatur kontratën e tij me një vit dhe 31-vjeçari thotë se ka ende shumë që ai dëshiron të arrijë me klubin.

“Nuk kam pasur asnjë bisedë me klubin”, tha Son mbrëmë pasi ndihmoi Korenë e Jugut të mposhtte Kinën 1:0 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Seul.

“Nuk kam asgjë për të thënë në këtë pikë. Ndihem pak keq me situatën. Do të vazhdoj të bëj më të mirën për Tottenhamin. Unë kam ende kushte në kontratën time. Paratë nuk janë të rëndësishme për mua. Gjëja më e rëndësishme është të luaj në një ligë ku më pëlqen të luaj. Kam shumë më tepër që dua të bëj në Premier Ligë”.

Son këtë sezon u ngjit në vendin e pestë në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave të Tottenhamit, me 162 gola në 408 paraqitje që nga bashkimi në vitin 2015.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat