​Milani gati të plotësojë kërkesat e Tottenhamit për Emerson Royal

Futboll

​Milani gati të plotësojë kërkesat e Tottenhamit për Emerson Royal

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 11:54
Emerson Royal

“La Gazzetta dello Sport” pretendon se Milani është gati të investojë 18-20 milionë euro për mbrojtësin e Tottenhamit, Emerson Royal, duke plotësuar kërkesat e Spurs për mbrojtësin brazilian.

Mbrojtësi i Tottenhamit, Emerson Royal është shfaqur si objektivi kryesor i transferimeve për gjigantin e Serie A, Milan, i cili po kërkon të forcojë repartin e mbrojtjes.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, çmimi fillestar i kërkuar i Tottenhamit ishte rreth 30 milionë euro, por pas javësh negociatash mes ndërmjetësve, Milani arriti të ul kërkesat e londinezëve.

“Gazzetta” pretendon se Tottenhami do të ishte i hapur për të shitur lojtarin për rreth 20 milionë euro, një shumë që kuqezinjtë mund ta përballojnë disi.

Një raport i mëparshëm nga “Gazzetta” pretendonte se Milani nuk do të shpenzonte më shumë se 15-18 milionë euro për të nënshkruar me ish-lojtarin e Barcelonës, por tani thotë se kuqezinjtë janë të bindur të rrisin ofertën dhe të vendosin 18-20 milionë euro në tavolinë për t'i dhënë Paulo Fonsecas përforcimin e tij të parë.

Sipas “Gazzettas”, Milani do të shpallë trajnerin e ri nesër, më 13 qershor, kur këshilltari i lartë Zlatan Ibrahimovic do të mbajë konferencën e tij të parë për shtyp si drejtor klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat