Partizani prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe pjesëmarrjen në Conference League. Orges Shehi vazhdon të ketë grupin e reduktuar për shkak që disa lojtarë mungojnë në stërvitje.
Kështu një prej tyre është Eljon Sota. Këtij të fundit i përfundon kontrata në fund të qershorit.
Siç duket palët nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen për rinovimin e kontratës dhe në këto kushte pritet largimi i tij.
Në fakt mungesa e 26-vjeçarit në stërvitjet e skuadrës duket se “konfirmon” në nëj farë mënyre largimin e tij. Kujtojmë se fieraku është bërë pjesë e “Demave” në korrik të vitit 2021, duke qenë një lider i padiskutueshëm te të kuqtë.