Tirana kthen sulmuesin në shtëpi!
ldi Gjumsi është goditja e parë e Tiranës në këtë sesion të merkatos.
Nëpëmjet një njoftimi në rrjetet sociale, klubi bardheblu njoftoi se ka rikthyer në shtëpi sulmuesin që ishte larguar në vitin 2021 për t’u aktivizuar me Teutën e më pas me Lirinë e Prizrenit.
"Tashmë, 22-vjeçari do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi për të nisur aventurën e dytë si lojtar i Tiranës", njofton Tirana.
Kujtojmë se para disa ditësh, bardheblutë nisën nga puna për sezonin e ri teksa zyrtarizuan trajnerin Shkëmbi dhe drejtorin sportiv, Agim Ibraimi ndërsa presin të mësojnë edhe kundërshtarin për raundin e parë të Conference League.