Prishtina largon edhe një tjetër lojtar nga skuadra

Futboll

Prishtina largon edhe një tjetër lojtar nga skuadra

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 18:35
Pamje nga një ndeshje

FC Prishtina dhe mesfushori Fitim Susuri, zyrtarisht kanë ndarë rrugët, njofton faqja kryeqytetase.

Me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi ndërmjet FC Prishtina dhe mesfushorit, Fitim Susuri, i cili ishte i huazuar në Ligën e parë te FC Suhareka, ndërsa me klubin kryeqytetas ka qenë pjesë e stinorit pranveror të sezonit 2022/23 dhe ka regjistruar 11 paraqitje.

E ardhmja e Susurit pritet të vendoset shumë shpejtë, me disa skuadra nga Liga e Parë që po e monitorojnë situatën.

Prishtina është duke larguar mjaftë futbollistë, ndërsa pritet të zëvendësohen me disa të tjerë mjaftë cilësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat