Kthesë e bujshme në çështjen Kimmich-Barcelona

Futboll

Kthesë e bujshme në çështjen Kimmich-Barcelona

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 18:50
Joshua Kimmich

Barcelona po planifikon skuadrën për sezonin e ardhshëm, me Hansi Flick në krye.

Klubi dhe tekniku gjerman e kanë të qartë se pozicioni i "shkatërruesit" është një nga prioritetet e merkatos.

Është Joshua Kimmich, mesfushori gjerman i Bayern Munich, 29 vjeç, ëndrra e madhe blaugrana.

Orët e fundit, sipas "SportBild", plani i Barçës tani ka ndryshuar. Ajo do të presë që lojtari ta përfundojë kontratën me gjigantët bavarezë vitin e ardhshëm, në qershor 2025, për ta marrë falas.

Tani do të duhet të shihet si do të reagojë Bayern Munich karshi kësaj skeme mes klubit katalanas dhe mesfushorit gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat