Fernando Santos është trajneri i ri i Azerbajxhanit dhe misioni i tij do të jetë përgatitja e ekipit për t’u kualifikuar në Euro-2028.
“Në vazhdim të çështjes së trajnerit të diskutuar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës (AFFA) më 3 qershor 2024, kandidatura e trajnerit të njohur portugez, Fernando Santos, u propozua për postin e trajnerit të kombëtares së Azerbajxhanit”, thuhet në njoftimin e federatës.
AFFA flet për nevojën e formimit të një kombëtareje të fortë, konkurruese dhe të suksesshme, si dhe për zhvillimin e futbollit bazë.
“Në këtë kuptim, u vendos që të emërohej Fernando Santos si trajner i kombëtares së Azerbajxhanit, duke marrë parasysh përvojën e tij të pasur si një nga specialistët më të njohur të futbollit botëror, sukseset e tij gjatë gjithë karrierës së tij profesionale, përfshirë edhe kampionatin evropian me ekipin portugez”.
“Jemi rritur shumë”, Sylvinho: Italia? Sa mirë që nuk është Mancini…
Kujtojmë që 69-vjeçari vitin e kaluar ishte në krye të Polonisë, por u shkarkua pas disfatës me Shqipërinë në “Air Albania”.
Në janar të këtij viti Santos u emërua trajner i Beshiktashit në Turqi (luajnë Muçi dhe Rashica), por u shkarkua më 13 prill pas një serie prej gjashtë ndeshjesh pa fitore.