Yjet e Anglisë përjetuan një eksperiencë jo të këndshme ndërsa u ngjitën në bordin e avionit të tyre drejt Gjermanisë mbrëmjene së hënës në aeroportin e Birmingamit.
Shumëkush që fluturonka përjetuar probleme me transportin e valixheve të tyre, ngahumbjet deri te shkatërrimi i tyre nga pakujdesia e punonjësve që i transportojnë ato.
Dhe ky ka qenë rasti edhe për “luanët” e Garet Sauthgejtit, ndërsa punonjësit e aeroportit duke transportuar në mënyrë të pakujdesshme disa nga valixhet e skuadrës, i kanë hapur ato dhe rrobat janë shpërndarë në pistë.
Rrobat e disa yjeve mbetën të hapura në asfalt ndërsa stafi i ngathët i aeroportit nxitoi t’i merrte ato dhe në përpjekje për të shpejtuar,shumë prej tyre u shkelën duke u ndotur.