Te Polonia me dhimbje koke

Futboll

Te Polonia me dhimbje koke

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 23:32
Lewandowski - djathtas

Përfaqësuesja polake shkon e gjymtuar në “Euro 2024” me probleme fizike që i kanë hequr një pas një sulmuesit e saj më të mirë. Fillimisht ishte Milik që u dëmtua në miqësore e humbi Europianin.

Më pas erdhën dëmtimet në miqësoren e të hënës ndaj Turqisë të Sviderskit dhe Levandovskit.

Dhe ky i fundit do të mungojë të paktën për ndeshjen e parë kundër Holandës.

Konfirmimi ka ardhur nga burime zyrtare të Federatës Polake të Futbollit, që ka shfaqur para mediave mjekun e ekipit, Jaçek Jarozeski, për të treguar situatën e kapitenit që është padyshim arma më e fortë e kësaj përfaqësueseje.

Pasi shpjegoi se Levandovski kishte pësuar një dëmtim në bicepsin femural.

“Sviderski dëmtoi kyçin e këmbës, sulmuesi do të qëndrojë jashtë për 3 ose 4 ditë.

Është një garë me kohën për të qenë i gatshëm për ndeshjen kundër Holandës.

Mendoj se lojtari i Veronës do të jetë i gatshëm, megjithatë, lajmi i keq vjen nga Robert Levandovski, i cili me siguri nuk do të jetë kundër Holandës”, deklaroi presidenti i Federatës Polake në një intervistë të dhënë së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat