Abdurraman Fangaj ka rinovuar kontratën me Egnatian dhe për 2 vite të tjera. Klubi rrogozhinas ka bërë gjithçka të ditur përmes rrjeteve sociale.
Kujtojmë se titullarit të padiskutueshëm i kishte skaduar kontrata. Me këtë lëvizje, Egnatia konfirmon se nuk do lërë asnjë futbollist të vlefshëm, që t’i largohet.
“Përshëndetje Kampionë” ! “Të nderuar pasagjerë” kemi vendosur të njoftojmë se mbrojtësi Abdurrahman Fangaj ka rinovuar kontratën me KF Egnatian deri në vitin 2026-të.
Klubi i shpreh mirënjohjen Fangajt për besimin që ka për të vazhduar “fluturimin në avionin e kampionëve” dhe për dy sezonet e ardhshme"., njofton Egnatia.