FC Ferizaj ka zyrtarizuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur, Gentrit Limani.
Limani në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës U-21, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Kosovës për grupmoshën U-19.
Karrierën e tij e ka nisur tek kategoritë e reja në Gjermani, tek Eintracht Frankfurt, për të vazhduar më pas në Kickers Offenbach U17, VfL Bochum U19, Hamburger SV II, FC Rot-Weiß Koblenz
Me rastin e nënshkrimit të kontratës, mesfushori i ri ka deklaruar për faqën zyrtare të klubit.
“Projekti i FC Ferizajt më ka bindur që sot të jem këtu në klubin tuaj e timin. Nga ajo që kam dëgjuar edhe më herët, Ferizaj është një klub shumë i organizuar, shembull edhe në Kosovë.
Dhe sigurisht ku ka më mirë se të jap kontributin tim në klubin e qytetit tim. Tifozëria UJQIT bëhuni gati sepse na pret një Superligë e zjarrtë”, ka deklaruar Gentrit Limani.
Limani është transferimi i parë i Ferizaj, ku do ketë shumë risi deri në fund nga kjo skuadër.