Trajner spanjoll habit për shqiptarët

Futboll

Trajner spanjoll habit për shqiptarët

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Në futboll nuk ka më ndeshje të lehta, sidomos në një kompeticion si Euro 2024.

Për të mos llogaritur më pas faktin që grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipërinë jonë, është i frikshëm.

Me kundërshtare si Italia, Spanja dhe Kroacia. “Por futbolli është i çmendur dhe i paparashikueshëm”, theksoi trajneri Sylvinho duke karikuar djemtë e tij përpara sfidës ndaj Italisë (15 qershor).

Shumë të vështirë e cilëson grupin B edhe Luis de la Fuente, tekniku i Spanjës, kundërshtar të cilin kuqezinjtë do e sfidojnë në datën 24 qershor në Dusseldorf.

“Është grupi më i vështirë i Europianit, por prandaj jemi këtu, për t’i mposhtur më të mirët dhe më të fortët. Do të provojmë mundësitë tona. Me Italinë dhe Kroacinë jemi ndeshur në edicionin e fundit të Nations League.

Kroatët kanë ndryshuar më pak se ne dhe Italia, duke filluar nga trajneri. Vitet kalojnë për lojtarët e tyre të rëndësishëm, por ata kanë një ndjenjë të thellë patriotike.

Gjithmonë arrijnë të gjejnë një kohezion dhe harmoni fantastike në Kombëtare. Është mbresëlënëse që një vend aq i vogël arrin të prodhojë futbollistë të nivelit të lartë.

Dhe kujdes Shqipërinë, një skuadër ndoshta e panjohur nga publiku i gjerë, por me lojtarë të vlefshëm dhe një trajner që i ka dhënë skuadrës një stil dinamik dhe agresiv.

Shqiptarët luajnë futboll të mirë, ata do të lëndojnë këdo që do të shpërqendrohet ndaj tyre”, u shpreh trajneri i kombëtares iberike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat