Buffon: Italia po nënvlerësohet

Futboll

Buffon: Italia po nënvlerësohet

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 11:53
Buffon dhe Italia

Shefi i delegacionit të kombëtares italiane, Gianluigi Buffon shprehet se të kaltrit po nënvlerësohen shumë. Dhe gjithmonë Italia bëhet e frikshme kur nuk e nis mes favoritëve.

Përpara duelit të parë në Euro 2024 kundër Shqipërinë në datën 15 qershor (21:00) në “Signal Iduna Park”, 46-vjeçari deklaroi:

“Adrenalina po rritet me kalimin e ditëve, njësoj si përqendrimi. Aq tepër i nevojshëm përpara ndeshjes me Shqipërinë.

Unë mendoj se ne po nënvlerësohemi.

]Djemtë kanë një qëndrim të shkëlqyer, ndjenja e përkatësisë nuk mungon gjithashtu. Te kjo Itali ka shumë përulësi dhe punë.

Mos të harrojmë që kemi edhe 4, 5 apo 6 futbollistë të mëdhenj në përbërje”, u shpreh legjenda e portës italiane.

I cili nuk i kurseu elozhet për portierët Donnarumma, Vicario dhe Meret, duke theksuar se porta e Italisë është në duar të sigurta për vitet e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat